Aktualitet

Jo vetëm shpejtësinë, makina inteligjente ju fotografon kur përdorni telefonin dhe nuk vini rripin

Jo vetëm shpejtësinë, makina inteligjente ju fotografon kur

Makina inteligjente që ka nisur kontrollin në pikat kyçe të kryeqytetit, aty ku zakonisht ndodhin më shumë aksidente, nuk monitoron vetëm shpejtësinë.

Pajisja ka aftësinë të identifikojë shoferët që nuk vendosin rripin e sigurimit, ose ata që përdorin telefonin në timon.

Gjatë monitorimit të mbrëmjes së djeshme, makina inteligjente ka konstatuar 205 shkelje për shpejtësi, 88 shoferë që përdornin telefonin në timon dhe 54 të tjerë që nuk vendosnin rripin e sigurimit.