Aktualitet

Jo vetëm debat, por festa e Bes Kallakut bëhet shkak për gjoba ndëshkuese nga pronari i lokalit tek presidenti dhe Kryemadhi

Jo vetëm debat, por festa e Bes Kallakut bëhet shkak për gjoba

Pas denoncimit në media dhe në rrjetet sociale të festës së organizuar nga Bes Kallaku për 35-vjetorin, për shkeljen e rregullave të reja anti-Covid, për ndalimin e grumbullimeve të mbi 10 personave, policia ka marrë masa për gjobitjen e shkelësve.

Jo vetëm debat, por festa e Bes Kallakut bëhet shkak për gjoba

Sipas mediave policia gjobiti pronarin e lokalit, pezulloi nga detyra 6 efektivë policie dhe pritet të ndëshkojë 30 të ftuarit në ceremoni, mes tyre edhe Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Jo vetëm debat, por festa e Bes Kallakut bëhet shkak për gjoba

“Në lidhje me aktivitetin e zhvilluar më datë 20.11.2020 në një lokal në fshatin Laknas, Bashkia Kamëz, ku shtetasi Bes Kallaku, kishte organizuar një ceremoni ditëlindje dhe kishte ftuar rreth 30 persona, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë menjëherë mori masa në zbatim të Aktit Normativ, për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Nga ana e Policisë së Tiranës, u mor masa administrative 1.000.000 lekë për administratorin e lokalit shtetasin F.U., në bazë të aktit normativ nr 3 datë 15.03.2020. Gjithashtu në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesëmarrës në aktivitetin e zhvilluar  dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anticovid-19”, thuhet në njoftimin e policisë.

Jo vetëm debat, por festa e Bes Kallakut bëhet shkak për gjoba

Njëkohësisht Drejtori i DVP Tiranë ka pezulluar nga detyra 6 punonjës Policie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ndaj tyre Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë.

Jo vetëm debat, por festa e Bes Kallakut bëhet shkak për gjoba

Policia është duke ekzaminuar videot në një lokal në fshatin Laknas ku shihen duke kërcyer dhe nëse rezultojnë në shkelje të ftuarit, që pritet të gjobiten me nga 10 mije lekë (të reja) për grumbullim pa respektuar distancimin social, mes të cilëve ishte edhe Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Festa mësohet se është zhvilluar në orën 15:00-19:00, pra brenda orarit të lejuar, pasi ndalimi i lëvizjeve dhe mbyllja e aktiviteteve ndodh pas orës 22:00.