Aktualitet

Jemi vend me risk të ulët nga Covid. Nuk do pengohemi këtë verë për në BE

Jemi vend me risk të ulët nga Covid. Nuk do pengohemi këtë

Vaksina Coronavax e Kinës është marrë në shqyrtim nga Agjencia Europiane e Barnave dhe OBSH dhe pritet të japin miratimin për përdorim emegjent. Vaksina kineze përdoret në Shqipëri dhe në vende të tjera kryesisht të Lindjes së Mesme dhe Azisë dhe shqetësimi i ngritur është nëse shqiptarët do mund të udhëtojnë këtë verë në BE.

Anëtari i Komitetit të Ekspertëve, Alban Ylli thotë se përgjigjja e certifikimit të vaksinës kineze dhe asaj ruse nuk do të zgjatet në kohë si për vakinsat e tjera dhe sipas tij nuk do ketë pengesa për lëvizje drejt vendeve të BE-së për ata që janë vaksinuar me këto dy vaksina.

Por edhe në rast se nuk miratohen (me gjasa të pakta për shkak të efektivitetit që kanë nxjerrë studimet), eksperti thotë se një tjetër e dhënë llogaritet:

‘Shqipëria tanimë konsiderohet një vend me risk të ulët për përhapjen e virusit Covid dhe nuk ka përse shqiptarët të pengohen të udhëtojnë drejt vendeve të BE’, thotë ai për Top Channel.

Certifikata e vaksinimit pritet të vihet në funksion në BE në qershor. Megjithatë janë të përfshira dy raste të tjera ku lejohet udhëtimi jo thelbësor: Nëse keni kaluar Covid dhe e vërtetoni këtë përmes një certificate dhe nëse kryeni testin e Covid 72 orë para udhëtimit. Komisioni Europian ka bërë propozimin dhe pritet në ditët në vijim të merret një vendim.

Ndërkaq, nesër Britania do të publikojë vendet me risk të lët ku do lejojë qytetarët e saj të udhëtojnë këtë verë, dhe Shqipëria mesa duket do jetë pjesë e listës.

*Tiranapost.al.