Aktualitet

Ja të gjitha shkeljet etike që mund të çojnë deri në dorëheqje ministrat

Ja të gjitha shkeljet etike që mund të çojnë deri

Nëse nuk zbatohen, do kërkohet ndjesë publike e nëse përsëritet vendin do e zërë dikush tjetër! Ky ishte paralajmërimi i kryeministrit Rama në mbledhjen e parë të qeverisë së re për ministrat që shkelin Kodin Etik? Por cilat janë rastet?

Kryeministri i citoi nga Kodi i ri Etik dhe u kërkoi të rspektojnë me përpikmëri Kodin Etik, nga sot edhe para publikut të marrë përgjegjësinë personale.

Shkelje Etike do konsiderohen:

-Asnjë qeveritar s’mund të udhëtojë me bussines class, apo që të udhëtojë jashtë, të drekojë apo darkojë pa arsye serioze pune.

-Mund të drekojë apo darkojë në orar pune, vetë në raste për arsye të veçanta familjare, apo kur ka arsye pune të njoftuara më herët.

Për udhëtimet dhe pushimet janë zbatuar nga ne, dhe kjo ka shënuar ndryshim në aspektin etik në krahasim me ato të mëparshme se më parë shulleheshin në plazhet e botës.

-E njëjta për lëvizjet e veturave, të respektohen regullat e qarkullimit, pranohen lëvizjet vetëm në urgjenca të pashmangshme.

-Ndalohet përdorimi i makinës së ministrit nga familjarët.

-Një ministër s’mund të pranojë bileta udhëtimi të paguara nga kompani private, as për veten, bashkëshortin apo fëmijët.

-Bashkëshortët e anëtarëve të kabinetit s’mund të përdorin sallën VIP nëse nuk udhëtojnë me ministrin përkatës. Kjo vlen edhe për makinat zyrtare.

-Dhuratat e lidhura me funksionin. Sot kryeministri ka një muze dhe një Magazinë. Dhuratat e lidhura me funksionin do sanksinohen. Kemi një magazinë ku ruhen të gjitha dhuratat që nga medaljonet apo objektet e ndryshme, pavarësisht vlerës së tyre, deri tek ato me vlera shumë të larta monetare. Deri në 2013 nuk u ka asnjë dhurat protokollare. A thua se deri në 2013 ka qëndruar një fuqi pushtutese që ka ikur pa lene gjurmë.

-Nuk bën përjashtim as historiku i zyrave administrore. Detyrimi për t’i inventarizuar dhuratat, duhet i shkruar në aneksin e Kodit.

-Të gjitha dhuratat që tejkalojnë një vlerë si orët e dorës duhen inventarizuar ose të qëndrojnë në zyrë ose në stokun e Muzeut, apo në godinën e ministrive ku ka hapësirë.

-Respektimi i parimit të kolegjialitetit, në vendimmarrje dhe komunikim publik.

-Disa raste drejtorësh të cilët papërgjegjshmërisht organizojnë mbrëmje me kolektivin, nuk flas për 8 Mars apo Vit të Ri, por jo me fondet e agjencive dhe drejtorive.

-Udhëtime jashtë shtetit, ku postojnë pa asnjë galje momente të hareshme duke e bërë të neveritshme postin e zyrtarit.

-Asnjë udhëtim me lekët e shtetit, për asnjë drejtues, në qendër apo rajone që s’ka marrë miratim dhe nuk është njoftuar nga ministria e Jashtme, nuk përputhet me etiken e kësaj qeverie.

-Shpenzimet e asnjë vizite pune jashtë shtetit, delegacioni apo grupi, që nuk do mbyllet me dorëzimin në ministri të Punëve të Jashtme pa raport të vizitës, nuk do paguhet nga thesari i shtetit.

-Marrëdhënia e ministrit me Adminsitratën që drejton. Duhet motivim moral dhe profesional, bashkëpunim i ngushtë dhe sistematik.

-Provimet konstante për meritat e administratës. Nuk lejohen ndërhyrjet partiake, apo klienteliste për vende pune.

-Dera e hapur të garantohet për çdo të talentuar duke u angazhuar në vetë të parë qoftë me aplikantët e nismës Gati për Shqipërinë, apo përmes punës fizike e Online.

-Mbani larg famikljarët nga zyrat e shtetit, nga fondet e publikut, dhe nga kërkesat e të tretëve kushërinj krushq, miq qër favore sado të vlogla.

-Etika në marrëdhënie me qytetarët, që na kanë dhënë privilegjin të udhëheqim. Nuk dua të diskutoj që mund të mos keni paraysh korrektesën.

-Duhet etikë instiucionale. Nuk do pranoj justifikim përpara imperativit të cilësisë së qeverisjes përballë çdo qytetari, që troket në derë për të qarë një hall.

Etika për Marrëdhëniet me Parlamentin

-Të njoftojë kur shkon për vizitë pune dhe largohet. Prania juaj në Komisionet Parlamentare kur mbrohen projektligjet nuk vihet në diskutim veçse në raste ekstreme të njoftuara më parë apo në momentin e fundit dhe dakordësuar nga kryetar iGrupit Parlamentar.

-Vetëm në rastet ekstreme apo punë urgjente, të mos vihet në diskutim prania në hapjen e seancave të Kuvendit, jo vetëm prania por në orën fikse të seancës.

-Skeduli i largimit nga seanca. Vetëm me leje largimet e paparashikuara.

-Dalja e pakonceptueshme në disa raste e ministrave nga fryma e kolegjialitetit të vendimarrjes në qeveri me letra individuale apo qendrime në komision për mosdakordësi në gjëra që vendosim bashkërisht këtu.

*Tiranapost.al