Aktualitet

Italia bllokon hyrjen nga Shqipëria, veç disa kategorive

Italia bllokon hyrjen nga Shqipëria, veç disa kategorive

Italia ka vendosur ta heqë Shqipërinë nga lista D dhe ta kalojë në listën E. Çfarë do të thotë kjo për të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Italisë?

Për shkak të situatës me pandeminë, nga Shqipëria në Itali lejohet vetëm hyrja për arsye pune, shëndetësore, studimi dhe urgjence të ndryshme. Përjashtohet arsyeja për të udhëtuar për turizëm.

Ata që kanë nënshtetësi të një nga vendet e BE-së, apo që janë rezidentë në Itali mund të hyjnë.

Do të lejohet të hyjnë gjithashtu kategori të ndryshme për arsye pune si gazetarët apo sportistët.

Shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia nëse kanë qëndruar më shumë se 120 orë do t’i nënshtrohen edhe një vetë izolimi 10-ditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon.

Rregullat e reja do të jenë në fuqi deri më 15 dhjetor të këtij viti.

Italia ka kaluar në listën D të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, veç Kosovës që ka pasur ulje të shifrave ditët e fundit.