Aktualitet

Ishin kthyer për pushime nga Suedia! Detaje nga aksidenti në Elbasan ku humbi jetën djali tre vjeç

Ishin kthyer për pushime nga Suedia! Detaje nga aksidenti në Elbasan

Oltja Maloku 38-vjeçe, humbi djalin e saj tre vjeçar pas një aksidenti të rëndë me makinë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën pranë fshatit Bujqës të Elbasanit, ku 38 vjeçarja duke drejtuar makinën tip Ford, ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina ka devijuar duke përfunduar jashtë rrugës, fillimisht duke u përplasur me shtyllën. Ajo ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën, po ashtu edhe djali tjetër i saj.

Oltja Maloku ishte nisur së bashku me dy fëmijët e saj binjakë për në farmaci, pasi njëri prej tyre kishte qenë i sëmurë. Pasi kishte blerë medikamentet ajo po kthehej për në banesë me makinë kur ndodhi aksidenti.

Ishin kthyer për pushime nga Suedia! Detaje nga aksidenti në Elbasan

Mësohet se Oltja Maloku kishte mbërritur para pak ditësh në Shqipëri, pasi ajo jeton me familjen prej vitesh në Suedi. Ajo është nënë e dy djemve binjakë. Sipas mediave, bashkëshorti i saj do mbërrinte këtë fundjavë në Shqipëri për t’ju bashkuar familjes për të kaluar pushimet verore.

*Tiranapost.al.