Aktualitet

Ish ministri Bushati për mbledhjen e përbashkët Kosovë-Shqipëri: Ky ndërveprim, strategjik për ne e stabilizues për rajonin

Ish ministri Bushati për mbledhjen e përbashkët

Një status në Twitter që nuk lë shumë vend për interpretime, apo që mund të tërheqë tituj portalesh. Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka përshëndetur mbledhjen e qeverive shqiptare, Kosovë- Shqipëri duke vënë në dukje se që kjo është rruga dhe strategjia që jo vetëm dy shtetet tona, por edhe rajonin e qetëson.

Ish ministri Bushati për mbledhjen e përbashkët

"Takimet e përbashkëta që prej Janarit 2014 në Prizren janë tashmë një traditë e konsoliduar që synon ndërveprimin më të thelluar mes nesh. Ky ndërveprim është strategjik për ne, stabilizues për rajonin dhe orientues për ardhmërinë europiane & euroatlantike", shkruan Bushati.

Mbledhja u mbajt në Elbasan, ku u nënshkruan edhe një sërë marrëveshjesh ndërveprimi.