Aktualitet

Ish-kryetarja e Gjykatës së Tiranës që KPA e nxori jashtë sistemit të Drejtësisë

Ish-kryetarja e Gjykatës së Tiranës që KPA e nxori
Enkelejdi Hajro

Enkelejdi Hajro është ish kryetarja e Gjykatës së Tiranës e cila pas vendimit të fundit të KPA, mbetet jashtë sistemit të drejtësisë. Vendimi u dha ditën e sotme, ku Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e përjashtoi gjyqtaren nga sistemi i drejtësisë pasi nuk kaloi Vettingun.

Ish-kryetarja e Gjykatës së Tiranës që KPA e nxori
Enkelejdi Hajro

Në njoftimin nga KPA thuhet se:

"Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.45/2019, datë 23.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Enkeledi Hajro, kundër vendimit nr. 154, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 154, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Enkeledi Hajro.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.01.2021". 

Ish kryetarja e Gjykatës së Tiranës u shkarkua nga detyra gjëtë qershorit të vitit të kaluar. Sipas KPK, gjatë procesit të Vettingut, u konstatuan paqartësi në deklarimin e një huaje që kishte marrë dhe mungesë e burimeve financiare në disa vite.

Kjo është skeda e pasurisë e deklaruar nga gjyqtarja.

Ish-kryetarja e Gjykatës së Tiranës që KPA e nxori

*Tiranapost.al.