Aktualitet

Ish kryeprokurori Llalla për herë të parë në SPAK: Do e ndjek çështjen vetë deri në fund

Ish kryeprokurori Llalla për herë të parë në SPAK: Do e

Ka përfunduar në SPAK seanca për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla i cili u paraqit mëngjesin e sotëm pranë Gjykatës së Posaçme. Këtë radhë ai vendosi të jetë i pranishëm në seancë, ku bashkë me avokatin e tij paraqitën mbrojtjen ndaj akuzave për deklarime të rreme të pasurisë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 2 vite burg për Llallën. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish kryeprokurorit i ulet dënimi me 1/3-tën.

Kjo do të thotë se SPAK kërkon një vit e 4 muaj burg. Prokuroria ka kërkuar gjithashtu dënim plotësues që të mos lejohet të ushtrojë asnjë funksion publik për një periudhë 5 vjeçare.

Adriatik Llalla në përfundim të seancës tha se do ta ndjekë çështjen deri në fund: Isha në seancë për të qenë vetë prezent. Unë do ta ndjek këtë çështje deri në fund.

GJKKO ka vendosur që seanca e radhës ndaj ish-kryeprokurorit Llalla të zhvillohet më 20 prill, në orën 09:00.

*Tiranapost.al.