Ish-kryeministri Fatos Nano shtrohet sërish në spital, pritet të operohet
E Enjte 12 Shtator 2024, 10:54
TiranaPost
Ish-kryeministri Fatos Nano, është shtruar në një nga spitalet private në kryeqytet pas problemeve shëndetësore. Mediat raportojnë se Nano ka pësuar frakturë parciale dhe pas ekzaminimeve nga stafi mjekësor të enjten do të kryejë një ndërhyrje kirurgjiale.
Gjendja është nën kontroll, shkruajnë mediat.
Rreth një vit më parë Nano u shtrua në spital dhe kaloi disa javë i intubuar për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushkëri.
Ai kishte një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.
Pavarësisht gjendjes shumë të rëndë në atë kohë, me ndihmën e mjekëve ai arriti ta kalojër.