Aktualitet

Ish-kancelari Sebastian Kurz dënohet me tetë muaj burgim

Ish-kancelari Sebastian Kurz dënohet me tetë muaj burgim

Një gjykatë në Vjenë e shpalli fajtor ish-kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, për dëshmi të rreme.

Kurz, i cili dha dorëheqjen si kancelar në tetor 2021, u dënua me tetë muaj burgim me kusht.

Kurz u akuzua se kishte dëshmuar me vetëdije të rreme në një komision hetimor parlamentar në qershor 2020.