Aktualitet

Ish-efektivi ankimon dënimin për vrasjen e Klodian Rashës

Ish-efektivi ankimon dënimin për vrasjen e Klodian Rashës

Ish efektivi i Forcave Shqiponja, Nevaldo Hajdaraj ka ankimuar vendimin e dhënë ndaj tij për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Ai i është drejtuar Gjykatës së Apelit, duke kërkuar ndryshimin e vendimit për vrasje në tejkalim të nevojës për t’u mbrojtur, por jo për vrasje me dashje.

Ish-efektivi ankimon dënimin për vrasjen e Klodian Rashës
Nevaldo Hajdaraj, Klodian Rasha

Ndaj Hajdarajt Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës mori vendimin për dënimin me 15 vite burg, por ai përfitori gjykimin e shkurtuar, duke iu ulur dënimi në 10 vite. Ndërsa më herët prokuroria kërkoi që ish efektivi të dënohet me 20 vite heqje të lirisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 dhjetor të vitit 2020. Navalda Hajdaraj qëlloi me armën e shërbimit 25 vjeçarin Klodian Rasha. I riu kishte dalë jashtë orës policore të vendosur për shkak të pandemisë. Sipas ish efektivit, Klodian Rasha ka pasur një armë në dorë gjatë kohës që ishte larguar me shpejtësi.

Por pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë Rashën duke vrapuar dhe ish efektivin teka e qëllon pas shpine, e duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas prokurorisë, Hajdaraj e ka konstatuar se Klodian Rasha nuk ka pasur armë, por pavarësisht kësaj ai ka qëlluar ndaj tij.

*Tiranapost.al.