Infektohet me Covid guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko
E Enjte 29 Tetor 2020, 15:28
TiranaPost

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, konfirmohet pozitiv me Covid. Sipas raportimeve në media, gjendja shëndetësore e Sejkos paraqitet e mirë, me simptoma të lehta dhe ndodhet i karantinuar në shtëpi.
Ditën e sotme ai nuk ka marrë pjesë në konferencën e mbajtur online me shkollën ekonomike të Londrës.
Gjithashtu sot u konfirmua pozitive me koronavirus edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila po ashtu ka simptoma të lehta.