Incidenti i rëndë, 8 tifozë hollandezë masakrojnë qytetarin në lokal

8 tifozë hollandezë të ardhur në Tiranë për të ndjekur finalen e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Feynoord, kanë rrahur pasditen e sotme brutalisht një shtetas shqiptar, i cili ka përfunduar me plagë të rënda në spital.
Tifozët sipas raportimeve të dëshmitarëve të ngjarjes së ndodhur në qendër të kryeqytetit ishin në gjendje të dehur, fakt i cili u konfirmua më pas edhe nga deklarata e Policisë, e cila i ka shoqëruar të gjithë në Komisariat.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 24.05.2022, te kafe “Europa” disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç.
Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë. Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.