Inceneratori i Elbasanit/ GJKKO cakton masat e sigurisë për 3 të arrestuar

E Enjte 31 Mars 2022, 20:06
TiranaPost
Është bërë e ditur masa e sigurisë, që u dha sot nga Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar për 3 të arrestuar në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.
Masa ‘arrest me burg’ është caktuar për Pëllumb Abeshin dhe Bardhul Çabirin, ndërsa për Serafin Papën është caktuar masa ‘arrest shtëpie’.
Ndërkohë pak orë më parë GJKKO vendosi masën e sigurisë arrest me burg për ish-deputetin socialist Alqi Bllako i cili akuzohet për shpërdorim detyre gjatë kohës që mbante postin e ish- Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.