Aktualitet

Imzot Arjan Dodaj nis shërbimin baritor si Arqipeshkv i Kishës Katolike Shqiptare!

Imzot Arjan Dodaj nis shërbimin baritor si Arqipeshkv i Kishës

Sot në katedralen e Shën Palit, në Tiranë nis shërbimi baritor i Arqipeshkv Imzot Arjan Dodaj. Të pranishëm në ceremoni janë Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, Kryetari Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, Deputeti Socialist Erion Braçe dhe kreu i social demokratëve Tom Doshi.

Imzot Arjan Dodaj nis shërbimin baritor si Arqipeshkv i Kishës

Imzot Arjan Dodaj nis shërbimin baritor si Arqipeshkv i Kishës

Imzot Arjan Dodaj është emëruar në këtë detyrë të rëndësishme nga Ati i Shenjtë Papa Françesku pas dorëheqjes së Imzot George Frend Imzot Gerorge Frendo mbajti postin e Arqipeshkvit të Tiranës dhe Durrësit për 5 vite nga emërimi i tij më 17 nëntor 2016.

Imzot Arjan Dodaj nis shërbimin baritor si Arqipeshkv i Kishës

Gjatë fjalës së tij në Ceremoni Imzot Gerorge Frendo tha: Duke mbaruar shërbimin tim si Arqipeshv më lejoni tëpërfitoj nga rasti për të falenduar së pari Zotin, i cili gjatë të gjithë jetës time, por edhe gjatë këtyre viteve si Arqipeshv më ka përdorur mua me të gjithë mungesat dhe kufizimet e mia, kërkoj falje prej Imzotit dhe motrave dhe vëllezërve, besimtarëve që mund t’i kem fyer me ndonjë fjalë ose që nuk i kam dhënë shembujt e mirë si i krishterë dhe Bari. Erdhi koha të largohem nga ky vend, jo sepse jam i mërzitur, gjatë 25 viteve që kam shërbyer në Shqipëri nuk më ka ardhur kurrë keq që kam ardhur misionar në këtë vend. Gjithmonë i kam dashur Shqipërinë dhe Shqiptarët dhe te ky popull gjithmonë kam gjetur dashuri dhe respekt. Falenderoj popullin shqiptar që u bë populli im. Largohem nga Shqipëria me shumë keqardhje, por m’u duk e drejtë të kaloj pjesën e fundit të jetës time ta kaloj në vendlindjen time, bashkë me vëllezërit domenikanë në një manastir Domenikan. Do mbeteni pjesë e zemrës sime e do ju kujtoj me lutje. Politika mund të ndryshojë e të përmirësojë strukturat, por besimi mund të arrijë atje ku nuk arrin politika, mund të ndryshojë zemrat. Le të angazhohemi më shumë për një Shqipëri më të drejtë, më të vëllazërore. I drejtohem pasardhësit tim, për më shumë se 4 vite kemi punuar ngushtë bashkë. Emri yt do të përmendet në meshë çdo ditë e kjo do të thotë se nuk do jesh vetëm në zbatimin e detyrës tënde, është një dioqezë me ty. Je shumë më i ri se unë dhe je shqiptar, që do të thotë se je më i aftë se unë për të kuptuar mentalitetin, psikologjinë e kulturën e këtij vendi. Për këto avantazhe që unë nuk i kisha, le të jenë për t'u një dhuratë që të bën shumë më afër deleve që Zoti do të të dhurojë.

Në të vetmen intervistë që ka dhënë Arqipeshkvi për gazetaren Mira Kazhani tha:

''Unë mendoj që gjithsecili prej nesh beson në diçka. Kjo është shumë themelore. Mendoj që kemi nevojë të rizbulojmë hierarkinë e vlerave që duhet të besojmë. Dua të them diçka shumë elementare. Është për t`u konsideruar me shumë vlerë ajo që Papa Françesku tha në 27 mars të 2020-ës, kur i vetëm, në atë shesh të Shën Pjetrit, përballë Bazilikës së Shën Pietrit, nën një qiell krejtësisht gri, mjegull që dëftonte kontekstin që po përjetonte mbarënjerëzimi, sapohyrë në pandemi, ajo ngjyrë gri, që në njëfarë mënyre të depërtonte shpirtin, ai tha një fjalë ndër të tjera, shumë të bukur: “Mendonim të jetonim si të shëndetshëm, në një botë të sëmurë.”


Tiranapost.al