Aktualitet

Impiant fotovoltaik lundrues në HEC-in e Vaut të Dejës! Kreu i KESH zbulon projektin e parë të këtij lloji në vend e rajon

Impiant fotovoltaik lundrues në HEC-in e Vaut të Dejës! Kreu i

Në Shqipëri pritet të ngrihet impianti fotovoltatik lundrues, të parin e këtij lloji në vend por edhe në rajon. Drejtori i KESH Benet Beneci ka treguar disa detaje nga projekti, ku thotë se impianti fotovoltaik lundrues mbi sipërfaqen e rezervuarit pranë Hec Vau Dejës pritet që pas përzgjedhjes së subjektit, brenda vitit do të jetë në fazë zbatimi, në bashkëpunim me BERZH-in.

Në postimin në Facebook ku ka publikuar edhe një foto, kreu i KESH thotë se do të kene impakt minimal në mjedis dhe mbi të gjitha nuk shoqërohet me kërkesë për sipërfaqe toke.

‘Ky impianti fotovoltaik lundrues do të ketë një kapacitet të instaluar prej 12.9 MËp dhe prodhimi mesatar vjetor parashikohet të jetë 18500 MËh që e bën dhe projektin e parë në llojin e vet që zhvillohet në vendin tonë por edhe në rajon’.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka financuar 100% fazën studimore të këtij projekti përmes një granti, ku do të merret edhe ekspertiza ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Projektet e impianteve fotovoltaik lundrues, vitet e fundit gjithmonë e më shumë po marin zhvillim edhe për vetë faktin se kanë impakt minimal në mjedis dhe mbi të gjitha nuk shoqërohet me kërkesë për sipërfaqe toke.

Në kuadër të diversifikimit të burimeve gjeneruese të energjisë elektrike, KESH në bashkëpunim me BERZH është duke përgatitur një projekt të tillë, që konsiston në ndërtimin e një ishulli fotovoltaik lundrues mbi sipërfaqen e rezervuarit pranë Hec Vau Dejës.

Ky impianti fotovoltaik lundrues do të ketë një kapacitet të instaluar prej 12.9 MWp dhe prodhimi mesatar vjetor parashikohet të jetë 18500 MWh që e bën dhe projektin e parë në llojin e vet që zhvillohet në vendin tonë por edhe në rajon.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka financuar 100% fazën studimore të këtij projekti nëpërmjet një granti, duke angazhuar në këtë proces ekspertizën më të mirë ndërkombëtare.
Së shpejti do të nis procesi i prokurimit për të përzgjedhur subjektin, i cili brenda vitit do të jetë në fazë zbatimi.

*Tiranapost.al.

Projektet e impianteve fotovoltaik lundrues, vitet e fundit gjithmonë e më shumë po marin zhvillim edhe për vetë faktin...

Posted by Benet Beci on Thursday, March 4, 2021