Aktualitet

Ilir Binaj, emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve

Ilir Binaj, emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve


Ilir Binaj është emëruar Drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Ai do të zëvendësojë Ceno Klosin, i cili dha dorëheqjen në fillim të Qershorit.

“V E N D I M PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:
1. Z. Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”, thuhet në njoftim.