Aktualitet

Ilaçet për Covid që duhet të jepen nga mjekët në Shqipëri sipas protokollit

Ilaçet për Covid që duhet të jepen nga mjekët në

Pavarësisht se deri më tani ka pasur një protokoll trajtimi për pacientët me Covid, shpesh janë denoncuar raste kur mjekët e familjes kanë abuzuar, duke u dhënë të infektuarve antibiotikë edhe në rastet kur kanë pasur simptoma shumë të lehta.

Por me rimbursimin e barnave, recetat e mjekëve do të jenë më të kontrollueshme. Mjeku i familjes do të lëshojë receta sipas stadit të virusit që po kalon pacienti i infektuar dhe vetëm me këtë recetë, ata mund të marrin listën e barnave me rimbursim.

Ja barnat qe rekomandohen nga mjeku i familjes kur pacienti me Covid është në një stad të lehtë apo të moderuar:

Mjekimi për stadin e lehtë sipas protokollit:

Vitamina

Paracetamol 0.5g cdo 6 ore ose Tachipirine 1g dy herë në ditë

Shurup bimor nese ka kolle te lehte

Terapi suportive

Acid asorbic 500 mg 3 here nga 1 per 7

Piridoxine 3 here nga 1

Tiamine 3 here nga 1 per 7 dite

Mjekimi për stadin e moderuar sipas protokollit:

Mjeket thonë se pavarësisht protokollit cdo pacientë ka klinikën e tij. Ne stadin e moderuar ku pacienti ka kollë apo frymëmarrje te lehte gjithmonë dhe temperatura zgjat për disa ditë atëhere fillon përdorimi i antibiotikëve.

Antibiotike ,azitromicine 500 mg ,levofloxacin 500 mg

Antikoagulante

Kortizon  nga goja kur ka frymemarrje dhe temperature 6-7 dite

Vitamina , paracetamol

Ne raste se pacienti me covid qe po trajtohet në banesë ka një nivel oksigjenimi  me te vogël se 94%, atëherë pacienti nëpërmjet 127 dërgohet në spitalet Covid.