Aktualitet

IGJEUM publikon hartën: Këto janë qarqet që rrezikojnë më shumë nga zjarri edhe nesër

IGJEUM publikon hartën: Këto janë qarqet që rrezikojnë

Temperaturat ekstremisht të larta kanë aktivizuar disa vatra zjarri në disa zona, ku më problematike paraqitet situata në jug, ku aktualisht vijon ndërhyrja dhe disa vatra të tjera janë vënë në kontroll.

Por Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka publikuar hartën ku shpjegohet se cilat zona janë më të rrezikuara nga zjarri, edhe për ditët në vijim ku temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta, mbi 40 gradë në disa zona, sipas parashikimit të meteorologëve.

IGJEUM tregon se qarqet më të rrezikuara për zjarre në pyje janë Fieri, Vlora dhe Gjirokastra, por edhe qarqe të tjera, ndërsa rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme me rritjen e temperaturave. Ndërkaq, reshje shiu që mund të ndihmonin situatën në shuarjen e flakëve nuk ka gjasa të ketë.

Njoftimi i plotë dhe shpjegimi me hartën sipas qarqeve mbi nivelin e rrezikut për zjarre:

ZJARRET NË PYJE
--------------------
Sot pasdite (e mërkurë dt.04) dhe nesër (e enjte dt.05) pritet nivel “I LARTË” rreziku në pjesën më të madhe të qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Qarqet me rrezik më të lartë janë qarqet e Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Në qarqet Shkodër, Dibër dhe Lezhë pritet rrezik “I MODERUAR”.
Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.
PARASHIKIMI METEO
--------------------------
RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë dt.04) dhe nesër (e enjte dt.05) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e enjte dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 34 °C
në vendet e ulëta: 23 / 38 °C
në vendet malore: 18 / 35 °C
Era
Sot pasdite (e mërkurë dt.04) dhe nesër (e enjte dt.05) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Për më shumë: http://www.geo.edu.al/.../1628064550-RREZIQET_NATYRORE..

IGJEUM publikon hartën: Këto janë qarqet që rrezikojnë

IGJEUM publikon hartën: Këto janë qarqet që rrezikojnë

IGJEUM publikon hartën: Këto janë qarqet që rrezikojnë

IGJEUM publikon hartën: Këto janë qarqet që rrezikojnë

*Tiranapost.al.