Aktualitet

Sulmi skandaloz i Ilir Metës mbi Alba Malltezin, bashkëshorten e Carlo Bollinos

Sulmi skandaloz i Ilir Metës mbi Alba Malltezin, bashkëshorten e Carlo

Pas Veliajt, edhe kryeministri ka reaguar ndaj Presidencës në mbështetje të drejtuesit të shqiptarja.com dhe Report Tv, Alba malltezit dhe Carlo Bollinos.

 Sulmi skandaloz i Ilir Metës mbi Alba Malltezin, bashkëshorten e Carlo

Rama: Sulmi skandaloz i Ilir Metës mbi Alba Malltezin, bashkëshorten e Carlo Bollinos, është një tjetër zhytje e presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit, brutalitetit,antishtetit! Çfarë dreqin do akoma nga Shqipëria ky njeri që ka marrë më shumë se kushdo në historinë e saj!

I vetmi faj i Alba Malltezit dhe Carlo Bollinos është se i shërbejnë publikut me kurajon e me profesionalizmin e tyre dhe Ilir Meta është i fundit shqiptar në planet që mund t'i kërkojë hesap kujtdoqoftë, jo më Albës e Carlos, për si i sigurojnë të ardhurat e tyre!Çfarë katandie!

Bollino dhe Malltezi janë vënë disa herë në shënjestër kohët e fundit në përplasjet me opozitën, si me Presidentin dhe me Lulzim Bashën. 

Ky i fundit kujdeset me taktikë të mos përplaset me televizionet e mëdhenj, dhe i jep mesazhet me më të vegjlit.

Meta përmes zëvendësit të tij Blushit sulmoi Bollinon dhe familjen e tij duke i drejtuar Bollinos 10 pyetje me të cilat aludon se gazetari dhe familja e tij kanë krijuar shoqëri offshore, ose shkelin ligjet e vendit,  duke e thirrur Bollinon “malavita”, etiketim i kopjuar nga ish-presidenti Sali Berisha, i cili po e përdor prej kohësh për të kërcënuar publikisht Bollinon. Gjithcka ka nisur pas investigimit të shqiptarja.com për dhënien e nënshtetësive nga Presidenti.