Tërmeti në ishullin Samos, mes të plagosurve 14-vjeçari shqiptar nga Lezha, transportohet për mjekim në Athinë
E Premte 30 Tetor 2020, 23:20
TiranaPost

Një 14-vjeçar shqiptar nga Lezha është një prej të plagosurve në si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë e Greqinë.
Mësohet se 14-vjeçari ndodhej në ishullin Samos ku tërmeti shënoi 6.6 ballë i shkallës Richter.
Mësohet se i riu me inicialet E.M., nga Lezha, ka goditje në kokë, krah të thyer dhe dëmtime në këmbë.
Bëhet me dije se 14-vjeçari është transportuar me helikopter drejt Athinës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Ndërkohë nga tërmeti i fuqishëm kanë humbur jetën deri më tani 19 persona, ndërsa të plagosur kanë mbetur më shumë se 700 persona.