Atentati ndaj kryeministrit sllovak, Rama: I tronditur nga lajmi i tmerrshëm

E Mërkurë 15 Maj 2024, 19:40
TiranaPost
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për atentatin ndaj homologut sllovak, Robert Fico mesditën e së mërkurës në qytetin Handlova. Kreu i qeverisë shqiptare, përmes një postimi në rrjetin social X, shprehet se është i tronditur ndërsa i uron atin shërim sa më të shpejtë.
“I tronditur nga lajmi i tmerrshëm i sulmit ndaj kryeministrit të zgjedhur të Sllovakisë, një i mbijetuar i madh dhe mik i dashur, të cilit i uroj shërim të shpejtë dhe rikthim spektakolar”, ka shkruar Rama.