Aktualitet

Sulmi me breshëri kallashnikovi ndaj Top Channel, gjithçka që dihet deri tani

Sulmi me breshëri kallashnikovi ndaj Top Channel, gjithçka që
Një sulm i rëndë me kallashnikov ka ndodhur në zyrat e Top Channel në mesnatë. Të shtënat i morën jetën rojës së godinës, Pal Kola, 60 vjeç. Ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Dyshohet se kanë qenë mbi tre persona që kanë marrë pjesë në këtë sul, të rëndë, të paktën 2 kanë qëlluar me breshëri mbi zyrat e Top Channel, ndërkohë që një tjetër ka qenë drejtuesi i makinës, raportojnë mediat.

Një makinë e djegur tip ‘Range Rover’ është gjetur në nga policia në Golem të Kavajës, e cila dyshohet se u përket autorëve, brenda mjetit të djegur janë gjetur 2 kallashnikovë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja kallashnikovi. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së objektit, por edhe të bizneseve në autostradë, për të zbuluar lëvizjet e autorëve.

Ende nuk dihet motivi i këtij sulmi të rëndë.