Aktualitet

‘E pyeta, përse nuk e thoni publikisht ju duam shumë, por duhet të lyejmë shtëpinë?’ Rama tregon bisedën me Macron

‘E pyeta, përse nuk e thoni publikisht ju duam shumë, por duhet

Kryeministri Rama ka mbajtur fjalën e tij në Forumin Europa Park, në Mynih. Rama foli mbi integrimin e Shqipërisë në BE, hapjen e negociatave dhe bisedën me Macron.

“Emmanuel Macron më ka përsërit shpesh: Nëse biem dakord nuk do jetë e lehtë për të djathtën dhe për zgjedhjet e tona.


I kam thënë: Përse nuk e thoni publikisht që ju duam shumë, por na duhet të lyejmë shtëpinë?


Por jo, nuk e thonë këtë. Në publik thonë shqiptarët kështu e ashtu. Nuk thonë që kanë zgjedhjet e tyre.


Megjithatë hapja e negociatave është shumë e rëndësishme, sepse është udhërrëfyesi ynë”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe mbi prezantimin jo të denjë që u bëhet shpesh shqiptarëve, edhe në rastet e kapjes së bandave. Ai kujtoi rastin e një bande në Holandë me mbi 20 të arrestuar, ku u prezantua në media si një bandë shqiptare, por në fakt dy shqiptarët e arrestuar ishin rojet e magazinës së drogës.

Në fund Rama u bëri thirrje të gjithëve të vizitojnë Shqipërinë si një vend aspak i rrezikshëm, i sigurt dhe mikpritës.