Aktualitet

Sulmi i Iranit, MEPJ njoftim të rëndësishëm për shtetasit shqiptarë në Izrael

Sulmi i Iranit, MEPJ njoftim të rëndësishëm për

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me sulmin me 500 dronë që Irani ka nisur mbrëmjen e të shtunës ndaj Izraelit.

Teksa dronët kamikazë do të duan disa orë që të godasin Izraelin, Ministria e Jashtme bën me dije se është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Izrael.


MEPJ i bën thirrje shtetasve shqiptarë të qëndrojnë në bazat e sigurisë dhe ka vendosur në ndihmë të tyre dy numra kontakti nëse do të kenë nevojë për ndihmë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në komunikim të pandërprerë me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Izrael.


U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase.

Për çdo nevojë të mundshme të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael: +972 54-904-2813 dhe +972 54-480-6601.