Tërmeti i fuqishëm në Turqi/ Ku mund të kërkojnë ndihmë shqiptarët që jetojnë atje

Mbi 11 mijë persona kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm në Gaziantep Turqi.
Kryeministri, Edi Rama ka lëshuar një njoftim për të gjithë shqiptarët atje që kanë nevojë për ndihmë.
“Lidhur me situatën e rëndë të krijuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit në Turqi
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti të cilët kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë në:
Tiranë: (+355) 696 773 168,
Stamboll:(+90) 539 656 621 9
Ankara: (+90) 549 561 198 5
në dispozicion në ndihmën tuaj 24/7 dhe në adresën e email-it:
Në solidaritet me Turqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me autoritet zyrtare turke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona”, shkruan kryeministri.