Aktualitet

Tërmeti i djeshëm në Lezhë nuk pati dëme

Tërmeti i djeshëm në Lezhë nuk pati dëme

Pak pas lëkundjeve të mbrëmshme me epiqendër në Lezhë, që u ndjenë në gjithë vendin, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, përmes një statusi në rrjete sociale bëri me dije se nuk pati dëme në njerëz dhe dëme materiale.

Tërmeti i djeshëm në Lezhë nuk pati dëme

“Lëkundjet e tërmetit të mbrëmjes së sotme, sipas IGJEUM kanë pasur magnitudë 4.5 Richter, janë regjistruar 10 km në veri-perëndim të Rrëshenit, në 19 km në thellësi. Nga raportimet paraprake në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile nuk janë regjistruar dëme materiale.
Strukturat shtetërore janë në gatishmëri në ndjekje të situatës!”, shkruante Peleshi.

Tërmeti u dje mbrëmë pak para mesnate.