Tërmeti me magnitudë 4.7 në Pukë, dëmtohen disa pallate

E Shtunë 15 Janar 2022, 08:27
TiranaPost
Tërmeti i mbrëmjes së kaluar ka shkaktuar dëmtime në shumë objekte në Pukë. Mediat raportojnë se godina e spitalit të Pukës dhe disa pallate janë plasaritur nga lëkundjet e fuqishme.
Tërmeti me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter e kishte epiqendrën në fshatin Lumbardhë të Bashkisë së Fushë-Arrësit.
Lëkundjet sizmike kane vijuar edhe gjatë natës.
tiranapost.al