Aktualitet

Hungaria, shteti i parë në BE që arrin marrëveshje me Shqipërinë për njohjen e certifikatës së vaksinimit

Hungaria, shteti i parë në BE që arrin marrëveshje me

Kjo është marrëveshja e parë e arritur mes Shqipërisë dhe një vendi të BE-së si Hungaria, për njohjen e ndërsjellë të certifikatës së vaksnimit. Sipas mediave, marrëveshja është arritur gjatë takimit Rama – kryeministri hungarez Orban në Budapest ditën e sotme.

Çfarë do të thotë kjo?

Shqipëria dhe Hungaria pritet që brenda javës të finalizojnë njohjen e te gjitha llojeve te vaksinave dhe të hapin kufijtë mes njëra-tjetrës duke lejuar udhëtimet me lëgvizjen e lirë mes dy vendeve, për qëllim turizmi, pushime, apo çfarëdolloj arsyeje tjetër.

Nga kjo marrëveshje përfiton direkt Shqipëria, pasi turistët nga e gjithë bota nuk kanë asnjë rregull për të ardhur në Shqipëri.

Ndërkaq, BE ende nuk ka marrë vendim për udhëtimet e qytetarëve jashtë BE-së brenda territorit europian. Disa prej tyre kanë vendosur vetë rregulla karantinimi sipas zonave të rrezikut.

Ndërkaq kryeministri Rama ka publikuar foto me kryeministrin Hungarez, Viktor Urban dhe një status ku shkruan:

Budapest - Një ditë e veçantë pune me kryeministrin Viktor Orbán dhe delegacionet përkatëse, mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur

Hungaria, shteti i parë në BE që arrin marrëveshje me