Aktualitet

Homazhe në bulevard për katër viktimat e 21 janarit

Homazhe në bulevard për katër viktimat e 21 janarit

Paraditen e sotme janë mbajtur homazhet për katër viktimat e protestës së 21 janarit. Familjarë të Aleks Nikës, Ziver Veizit, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt janë shoqëruar nga kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj dhe disa deputetë të Partisë Socialiste.

Janë vendosur trëndafila të kuq në katër pllakat e bulevardit.

Për mediat ka folur një prej familjarëve të të ndjerëve teksa u pyet çfarë kanë biseduar me kryeministrin për hetimet.

“Me kryemonistrin nuk bisedojmë për hetimin. Ai nuk është as prokuror, as gjyqtar”, tha familjari.

Pas homazheve që i vështirësoi shiu me intensitet, Rama, Veliaj dhe Lindita Nikolla do të zhvillojnë një takim me dyer të mbyllura me familjarët e katër të ndjerëve, në Vilën 31.