Aktualitet

Historia për film e Davide Pecorelli: Nga zhdukja në Shqipëri, ndryshimi i look-ut tek nevoja për të telefonuar ish gruan

Historia për film e Davide Pecorelli: Nga zhdukja në Shqipëri,

Nga zhdukja e tij në Shqipëri gati 9 muaj më parë, ku shpresat se do ishte gjallë ishin shuar, pas makinës së djegur të gjetur në Pukë, e deri tek zbulimi i tij mbrëmjen e 17 shtatorit, pranë detit Tirren me një gomone të prishur, historia e biznesmenit Davide Pecorelli do të ishte një skenar i suksesshëm kinematografik.

Biznesmeni italian 45 vjeç ka ngjallur diskutime të shumta në Itali dhe në Shqipëri. Sipas medias italiane, kanë filluar të publikohen detajet e para të këtij misteri, ndërsa vetë Davide do duhet të sqarojë gjithçka nesër, pasi prokuroria e Perugias e ka thërritur për të dhënë deklarimet, dhe me gjasë nuk do të thotë se isha me pushime 9 muaj ‘jashtë çdo lokacioni’ siç ka deklaruar kur ka rezervuar në një hotel në ishin Giglio për dy ditë, e ku më pas mori me qira gomonen që ‘tradhtoi’ pranë ishullit Montecristo duke e detyruar që të telefonojë edhe ish gruan e tij.

Historia për film e Davide Pecorelli: Nga zhdukja në Shqipëri,

Ai u shpëtua nga disa banorë të Grosseto-s por pamja e tij thuhet të jetë krejtësisht tjetër. Me flokë të gjatë, dhe rënie të dukshme në peshë, sa edhe sytë dukeshin sikur i kishin ndryshuar. Sipas mediave italiane, këto ndryshime edhe në llok-un e tij janë bërë për të përgatitur dokumentet e rreme me një tjetër identitet, për të përfituar figuracionet, dhe për të shpëtuar nga detyrimet dhe biznesit që po i falimentonte. Në fund të janarit një nga dyqanet e tij falimentuan. Megjithatë, ende ka shumë mister se si ka qëndruar në ishull.

Në këtë pikë, edhe hipoteza se zjarri në makinë, me eshtrat e një personi tjetër të dyshuar të vdekur vite më parë në Pukë, thuhet të jetë skemë e skenarit të tij të zhdukjes. Ai thuhet të ketë lënë qëllimisht orën dhe telefonin për të bërë autoritetet të besojnë se eshtrat i përkasin atij. Sidoqoftë pas prokurorisë italianë, ai do duhet t’i përgjigjet edhe hetuesve shqiptarë. Misteri vazhdon!

*Artikulli i https://tuttoggi.info/ përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.