Ditën e sotme, 4 Gusht 2024, në Himarë po mbahen zgjedhjet për kryetarin ri të Bashkisë. Në garë janë Vangjel Tavo nga Partia Socialiste dhe Petro Gjikuria, i mbështetur nga Partia Demokratike dhe partitë të tjera opozitare.
Nga zgjedhjet e 14 majit të 2023-it, Fredi Beleri, rezultoi fitues i procesit, por nuk arriti ta ushtronte detyrën pasi dy ditë para zgjedhjeve, u arrestua nga policia me akuzën e korrupsionit zgjedhor.
Ai u dënua me dy vjet heqje lirie, duke humbur kështu mandatin, ndërsa sot rreth 23 mijë zgjedhës me të drejtë vote në Himarë, do të zgjedhin një prej kandidatëve, Gjikurisë ose Tavos.
Procesi i votimit në Himarë ka nisur në orën 07:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00.
Deri në orën 8:00 kanë votuar 2.8%, sipas KQZ.
Ka pasur pezullim të procesit në disa qendra votimi për shkak të kartave të skaduara të kartave të identitetit. KQZ ka marrë vendimin që të mos votohet me karta të skaduara.