Aktualitet

Hetimi për gjetjen e Ervis Martinaj, Rrumbullaku: Jemi në rrugë të mbarë!

Hetimi për gjetjen e Ervis Martinaj, Rrumbullaku: Jemi në rrugë
Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për mediat është pyetur në lidhje me gjetjen e Ervis Martinaj. Rrumbullaku është përgjigjur se Policia është në rrugë të mbarë për të zgjidhur rastin.

‘Sot jemi për një çështje tjetër me madhore, por do t’ju përgjigjem shkurt. Absolutisht policia e shtetit është në rrugë të mbarë për hetimin e rastit për të cilin ju i referoheni. Ne mendojmë se jemi në rrugën e mbarë për të zgjidhur rastin.’- tha Rrumbullaku.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti.