Helmimi i turistëve në Vlorë, AKU gjobit me 600 mijë lekë anijen “Black Pearl”

Autoriteti i Kontrollit të Ushqimeve ka marrë mostrat e ushqimit nga anija me të cilën shkuan në Sazan të rinjtë polakë që përfunduan mbrëmë në spitalin e Vlorës me shenja helmimi.
Sipas informacioneve të siguruara të rinjtë kanë konsumuar ushqim në anije.
Mediat shkruajnë se AKU ka gjobitur anijen “Black Pearl” me vlerën e 600 mijë lekëve për mungesë të kushteve higjieno sanitare.
Turi me anije në Sazan
Fëmijët polakë u nisën në 05:00 të mëngjesit të djeshëm nga Barbullushi i Shkodrës ndërsa rreth orës 09:00 - 10:00 janë nisur me anijen ‘Black Pearl’ në Sazan.
Ata dyshohet se kanë konsumuar pulë të pjekur, sallatë, patate të skuqura, ujë, kola, lëngje dhe pjepër.
Fëmijët e helmuar që morën trajtim të posaçëm në spitalin e Vlorës ishin të moshave 14-15 vjeç.