Aktualitet

Helmim masiv në Krujë, dhjetëra qytetarë të shtruar në spital

Helmim masiv në Krujë, dhjetëra qytetarë të shtruar
Dhjetëra persona prej dy ditësh i janë drejtuar spitalit të Krujës, me shqetësime të ndryshme.

Mediat raportojnë se qytetarët kanë kryesisht diarre, të vjella, dhimbje barku, temperaturë.

Të prekurit janë të moshave të ndryshme, duke filluar nga fëmijët deri tek të moshuarit, dhe mësohet se 5 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Dyshimet e pra janë se qytetarët janë helmuar nga uji i pijshëm dhe ISHP ka marrë disa mostra të ujit për ekzaminim.

Tiranapost.al.Z.B