Aktualitet

Hapet TUMO/ Rama: Fëmijët shqiptarë do kenë në duar instrumenta si bashkëmoshatarët në Berlin e Paris

Hapet TUMO/ Rama: Fëmijët shqiptarë do kenë në duar

1000 femijë nga mosha 12-18 vjeç do kenë mundësi të bëhen pjesë e qendrës së kreativitetit teknologjik i quajtur TUMO, ku në vend të përdorimit të telefonit pa kontroll, në TUMO fëmijët do përmirësojnë talentin e tyre në fusha të ndryshme teknologjike si: Animation, Graphic Design, Game Development, Film Making, Music, Programming, Robotics, 3D Modelling

Nga hapja e qendrës përkhësisht në Air Albania Stadium, pasi qendra do ketë shtëpi të përhershme Piramidën, kryeministri Rama e quajti një histori suksesi. Ai shtoi se mungesa e mundësive për fëmijët ka bërë që vëmendja dhe investimet të shtrihen përtej shkollave, kopshteve, çerdheve, e këndeve të lodrave në lagje.

'1000 fëmijë do kenë mundësi të hyjnë në këtë botë magjike, do kenë në duar instrumenta që i kanë bashkëmoshatarët e tyre në Berlin dhe Paris', tha Rama i cili njoftoi se së shpejti do të hapet dhe Tumo2.

Edi Rama:

Kjo është një histori e bukur suksesi që këtë herë shkon në favour të atyre që me thenë të drejtën janë më të dobëtit në shoqërinë tonë në raport me mundësitë që infrastruktura e vendit, qytetet tona u ofrojnë, që janë fëmijët, e them dhe nga eksperienca jo fort pozitive personale si babai u një djali 6 vjeç dhe kjo ësht ërsyeja pse ne po punojmë për të shkuar përtej shkollave kopshteve çerdheve këndeve të lodrave në lagje që kanë qene nevoje e madhe dhe janë domosdoshmëri elementare në komunitete dhe për tu ofruar femijëve adresa te reja, hapësira, mundësi të reja në një kohë te re ku përndryshe të gjithë ne prindërit por dhe vëllezërit dhe motrat më të rritur se të vegjëlit bëhemi bashkëfajtorë në një faj të madh sipas meje që në mungesë të alternativave të tjera tu japim iphonen borxh, ata e përdorin shumë më shpejt e shkathët se ne, mrekullohemi me shpejtësinë e shkathtësinë e tyre por pa diskutim që ne ndërkohë bëjmë një gabim që medoj se ka përmasa të fajit në raport me ne të nesërme.

Në kushtet kur të gjithë ne si prindër jemi në dilemën e madhe se çfarë relaisht duhet të bëjmë dhe si duhet t’ja dalim të mos cënojmë mendjen e bukur të fëmijëve. imagjinatën e tyre, të nesërmene tyre duke ua bërë më të lehtë aksisin e pakontrollua, orientuar paparashikueshëm në teknologji. TUMO ka ardhur si një bekim nga Zoti sipas meje. 1000 femijë do kenë mundësi të hyjnë në këtë botë magjike, do kenë në duar instrumenta që i kanë bashkëmoshatarët e tyre në Berlin dhe Paris.

Hapet TUMO/ Rama: Fëmijët shqiptarë do kenë në duar

TUMO 1 është ngritur nga fondacioni shqiptaro-amerikan. Modeli vjen nga Armenia. Kryeministri Rama tha:

Në Armeni kanë shkuar përtej shqetësimit, dilemave dhe kanë guxuar të krijojnë një hapësirë që i lidh fëmijëtt me teknologjinë dhe që synon tu japi atyre instrumenta për tu zhvilluar, për ta kuptuar në mënyrë thuajse fizike teknologjinë dhe për ta bërë atë pjesë të të gjithë procesit të tyre të të imagjinuarit dhe ndërvepruarit me botën.

Qendra të ngjashme të ngritura në disa vende të botës: Si Parisi Berlini dhe Yerevani.

https://tumo.org/locations/

Hapet TUMO/ Rama: Fëmijët shqiptarë do kenë në duar

Hapet TUMO/ Rama: Fëmijët shqiptarë do kenë në duar

Hapet TUMO/ Rama: Fëmijët shqiptarë do kenë në duar