Aktualitet

Hapet të dielën aksi kryesor nga Ura e Lanës tek Pallati me Shigjeta. Njoftimi me rëndësi ku duhet të devijojnë shoferët

Hapet të dielën aksi kryesor nga Ura e Lanës tek Pallati me

Nga orët e para të mëngjesit të së dielës do të hapet për qarkullimin e makinave aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar njoftimin për të gjithë shoferët, duke informuar se do të ketë edhe devijime. Makinat që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2 duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Ndërsa makinat që do kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin”, nuk do të ketë ndryshime në qarkullim për një periudhë prej dy javësh. Dhe pas kësaj periudhe do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë.

ARRSH ka publikuar edhe hartën që tregon lëvizjen e makinave:

Hapet të dielën aksi kryesor nga Ura e Lanës tek Pallati me

Lexo njoftimi i plotë:

Hapet për qarkullimin e mjeteve aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta
Duke filluar nga orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2021 automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2, duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim, pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.
#ARRSH #MIE

*Tiranapost.al.