Aktualitet

Hapet sërish Ambasada gjermane: Njoftim me rëndësi për ata që presin vizën apo të aplikojnë

Hapet sërish Ambasada gjermane: Njoftim me rëndësi për ata

Ambasada gjermane në Tiranë njofton se ka nisur nga sot sërish nga puna. Në njoftimin e publikuar në Facebook bëhet me dije, se do të ketë shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve dhe personat që preken nga këto masa do të njoftohen personalisht, gjë që do të kërkojë disa javë.

Njoftimi i plotë:

Sektori i vizave hapet sërish me kapacitet të kufizuar

Prej ditës së hënë, datë 23 nëntor, Sektori i Vizave dhe Pashaportave  është sërish i hapur. Por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet. Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve. Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht. Por kjo mund të kërkojë disa javë. Ndërkohë shpërndarja e pashaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore. Lutemi të mbahet në konisderatë, që deri në një njoftim të dytë nuk mund të bëhen legalizime.

Këto masa merren për të mbrojtur shëndetin e aplikuesve/-eve dhe të punonjësve/-eve. Synimi ynë është ruajtja e sigurisë në shërbim dhe mundësisht shmangia e një mbylljeje të plotë të Zyrës së Vizave për shkak të rasteve Covid-19. Për këtë qëllim na duhet të marrim masat përkatëse. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.

Hapet sërish Ambasada gjermane: Njoftim me rëndësi për ata