Aktualitet

Hapet pas 6 ditësh bllokim aksi Bogë-Theth

Hapet pas 6 ditësh bllokim aksi Bogë-Theth

Moti i keq, dëbora dhe temperaturat e ulëta e bënë të pamundur zhbllokimin e aksit Bogë- Theth për 6 ditë me radhë.

Vetem sot është bërë i mundur pastrimi i aksit.

Qarkullimi bëhet tashmë vetëm me një kalim dhe duke përdorur zinxhirët. Ndërkohë po punohet për zgjerimin e rrugës me dy korsi.

Ky është një nga akset më problematikë në vend gjatë periudhës së dimrit.