Aktualitet

Hapet kantieri për lagjen e parë të re të Tiranës, me projekt të Stefano Boerit

Hapet kantieri për lagjen e parë të re të Tiranës, me

Është pjesë e projektit të Rindërtimit, një lagje e re në Tiranë pranë lumit të Tiranës, në afërsi të Kamzës, e cila është projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri. Kryeministri Rama tregoi se lagja e re po ndërtohet nga themelet për 11 mijë banorë, e cila do të kthehet edhe në një qendër të Policentrike të Tiranës: me një qasje të re të zhvillimit urban, ekonomik e social, me infrastrukturë moderne dhe akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, nga shkollat e kopshtet tek njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore.

Hapet kantieri për lagjen e parë të re të Tiranës, me

Hapet kantieri për lagjen e parë të re të Tiranës, me

Hapet kantieri për lagjen e parë të re të Tiranës, me

Rama nga kantieri tha:

Do të jetojnë si një zonë ku do jetë kënaqësi të jetosh dhe nga ana tjetër jo më pak me rëndësi vlera e pasurisë së patundshme do jetë shumëfish më e lartë se çështë sot këtu. Nëse dikush ka humbur një shtëpi me vlerë X në Tiranë dhe do hyjë së shpejti në apartamentet e lagjeve të reja, nuk do ketë shtëpi më të fortë më të mirë por me një vlerë më të madhe pasurore. Me 26 nëntor u përballëm me një sfidë të jashtëzakonshmë ku më shumë se 25 mijë familje u gjendën pa shtëpi. Mblodhëm forcat për ta përballuar, nuk është sprovë e merituar për një vend që përparon hap pas hapi por jo për të përballuar sfida dhe vështirësi të tilla edhe për vende të zhvilluara. Në pak muaj na ndodhi që të gjendeshim edhe në një sprovë, armiku i padukshëm që sprovon edhe sot të gjitha fuqitë e planetit në aspektin e dijes, qeverive dhe në aspektin financiar. Dy goditje që sot e them me plot gojën, askush tjetër që marr parasysh kush janë faktorët politikë në dispozicion, nuk do kishte mundur dot ti rezistonte sikur ne.

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha:

Cinikët dhe ata që rrinë në kafë, u them që ka shumë fjalë, do ketë, ngacmime do ketë, emocione negative se shumëkush mund ta lidhi me zgjedhjet: Nuk ka lidhje me proces politik, por mbi të gjitha emocioni njerëzor për të mos lënë askënd vetëm në ditë të vështira. Në përfundim të procesit 30 shkolla të Tiranës do kenë rilindur nga e para, Sami Frashëri do jetë ndryshimi i konceptit të arsimit. Kemi 37 shkolla të tjera me fondin shqiptar të zhvillimit dhe 92 të tilla me donatorë, janë mbi 160 shkolkla që do ndërtohen në total në 11 bashkitë e rindërtuara. Dikus e stigmatizoi, tentoi në fakt ta bëjë, momentin kur kryeminsitir u pyet kur do i gjeni paratë: Do i nxjerrim nga dheu. Gjithë btoa është në mbështjetje të shqiptarëve dhe qeverisë për tu ringritur.

Në një intervistë të majit 2020, arkitekti italian ka treguar detaje nga projekti:

Koncepti i këtij projekti niset nga ideja që duhet të ndërtohet një lagje eksperimentale, nga pikëpamja e teknologjike dhe sfidave të reja që na ka vënë përpara pandemia. Që të realizojmë një qytet ku gjelbërimi të jetë ideja themelore, i vetëmjaftushëm, një qytet ku mund të futen të gjithë, një lagje që të përshkohet në 15 minuta në këmbë, pa pasur nevojë për t'u përdorur makina. Një lagje e lagje, në funksion të të rinjve, një lagje e mbrojtur dhe e sigurt. Një sistem hapësirash të gjelbra të mëdha dhe një pistë për biçikleta dhe këmbësor me një densitet të ulët. Tre qendra publike. Banorë të kësaj zone, që kanë humbur shtëpinë nga tërmeti dhe banorë të rinj. Mund të jenë selitë edhe të disa ministrive. 2/3 sipërfaqe të gjelbra, përdorimi i çative të gjelbra.