Hapet autostrada në kthesën e Poçemit në Mallakastër

E Premte 1 Shtator 2023, 14:56
TiranaPost
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se rrëshqitja e masivit në kthesën e Poçemit, Mallakastër, është stabilizuar dhe pasditen e sotme rruga do të hapet për qarkullimin e mjeteve.
“Sot rreth orës 19:00 qarkullimi i mjeteve nuk do të kryhet më nga devijimi por në aksin kryesor, tashmë rrëshqitja është stabilizuar dhe mjetet mund të kalojnë në këtë segment brenda parametrave të sigurisë rrugore”, njofton ARRSH.