Aktualitet

Hapet ankandi për parqet eolike në Shqipëri

Hapet ankandi për parqet eolike në Shqipëri

Shqipëria do të shfrytëzojë për energji elektrike, jo vetëm fuqinë e ujit, por edhe ato të erës.

Edi Rama në një konferencë shtypi tha se nga sot hapet ankandi për ngritjen e parqeve eolike.

Fjala e kryeministrit Rama në konferencë:

Kemi hyrë në fazën e një transformimi të rëndësishëm të sistemit tonë elektroenergjitë duke menduar dhe duke projektuar e realizuar diversifikimin e burimeve të energjisë elektrike. Sigurisht që varësia nga moti është një varësi që e kemi bashkudhëtarë në këtë rrugë, si rezultat i prodhimit të përqendruar kryesisht te shfrytëzimi i fuqisë ujore, por edhe në këtë aspekt projekti i Sakavicës është një lajm i mirë, sepse na krijon mundësi të ulim varësinë nga moti, për shfrytëzimin e Sakavicës për të krijuar rezervë, për kohën kur s’ka shi dhe nga ana tjetër për të minimizuar fatalitetin e përmbytjeve të detyruara. Sot që flasim jemi në kantier në Parkun Anastas.

Të dy së bashku një fuqi e re e shtuar në sistem tonë elektroenergjitë që i shtohet edhe shfrytëzimi racional i burimeve të energjisë së erës. Do të ishte jo lehtësisht e realizueshme me standardet. Sukseset e pa mohueshme të ankandeve të mëparshme, e kanë bërë Shqipërinë sot në këtë fushë një destinacion interesi për emrat më të mëdhenj të energjisë në botë.

Ne po ngjitemi drejt asaj maje që Shqiptarët meritojnë dhe ne mund të arrijmë falë shfrytëzimit me mençuri dhe profesionalizëm të këtyre burimeve kaq të pasura natyrore. Kjo do të thotë që shfrytëzimi i energjisë dhe kthimin e vendit tonë në eksportues neto në rajon, e bën Shqipërinë në vizionin tonë 2030 edhe më të arritshëm.

*Tiranapost.al