Aktualitet

Guvernatori i rajonit të Puglias: Takimi me Ramën më sjell kënaqësi që buron nga një miqësi e lashtë me fakte dhe jo me fjalë

Guvernatori i rajonit të Puglias: Takimi me Ramën më sjell

Guvernatori i rajonit të Puglias në Itali Michele Emiliano, ka shpërndarë në profilin e tij në Twitter një foto të takimit të tij me kryeministrin Rama ku prezent është dhe kryediplomati italian Luigi di Maio.

Fotoja është shkrepur gjatë eventit përkujtimor të eksodit shqiptar drejt Italisë në vitin 1991.

Emiliano shkruan se takimi me Ramën i sjell një kënaqësi autentike e cila buron prej miqësisë së lashtë mes kombit shqiptar dhe atij italian.

Statusi i Michele Emiliano-s:

Erdhi sot me rastin e 30 vjetorit të eksodit shqiptar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Ta kem këtu së bashku me ministrin Di Maio, është një kënaqësi e vërtetë, autentike që buron nga një miqësi e lashtë e bazuar në fakte dhe jo në fjalë.

Tiranapost.al