Aktualitet

Grupi Shullazi/ GJKKO jep vendimin, ja me sa vite burg u dënuan

Grupi Shullazi/ GJKKO jep vendimin, ja me sa vite burg u dënuan

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me vendim të formës së prerë me 55 vite burg Emiliano Shullazin dhe grupin e tij, pas 83 seancash gjyqësore të zhvilluara në dy vite.
Nën akuzën e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, Emiliano Shullazi është dënuar me 14 vite burg, ndërsa Gilmando Dani me 12 vite burg, Endrit Qyqja me 10 vite, Indrit Zela me 10 vite dhe Blerim Shullazi me 9 vite burg.
Pas seancës, trupa gjykuese me gjyqtarët Astrit Kalaja, Miliana Muça dhe Daniela Shirka kanë vendosur të lënë në fuqi dënimet e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Emiljano Shullazit vijon të jetë në hetim nga SPAK për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” të Vajdim Lamajt dhe Klodian Saliut, ngjarje kjo e ndodhur në muajin shkurt 2005 në Tiranë. Aktualisht Shullazi dhe Endrit Qyqja janë të izoluar në regjimin '41 bis'.
Seanca ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë u ndoq edhe nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe BE në Tiranë.

Tiranapost.al