Aktualitet

Greqia shtyn sërish afatin: Deri kur Kapshtica do mbahet e bllokuar

Greqia shtyn sërish afatin: Deri kur Kapshtica do mbahet e bllokuar

Pandemia e koronavirusit po mban të bllokuar Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës.

Mediat referuar burimeve jozyrtare shkruajnë se shtyrja e afatit do të zgjasë deri në datën 22 mars të këtij viti.

Deri në këtë datë: Nuk do lejohet dalja nga territori shqiptar drejt shtetit grek përmes kësaj pike kufitare.

Ndërsa do të lejohet hyrja në territor e shqiptarëve nga pika kufitare, në orarin 06:00 deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Por do të lejohen të hyjnë vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë mallrash).

Të tjera mjete, si autobusë, taksi, apo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohen që të kalojë.

Pritet që të ketë një njoftim zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

*Tiranapost.al.