Aktualitet

Greqia shtyn lejet e qëndrimit për emigrantët deri në 31 dhjetor. Ja kush përfitojnë

Greqia shtyn lejet e qëndrimit për emigrantët deri në 31

Ministria e Emigracionit në Greqi ka vendosur të shtyjë lejet e qëndrimit për emigrantët duke i bërë të vlefshme deri në 31 dhjetor, pavarësisht datës kur mbaronin.

Vendimi u mor për shkak të situatës me COVID-19.

Nga ky vendim përfitojnë të gjithë shqiptarët që kanë një leje qëndrimi në Greqi dhe jo pjesa tjetër e atyre që kanë shkuar me lejen 3-mujore.

Për këtë pjesë do ndiqen procedurat e riatdhesimit dhe vetëkarantinimit në shtëpi për 14 ditë.