Aktualitet

Greqia mbyll Kapshticën pas skandalit me testet e Covid. 28-29 Nëntori (s) do festohet. Vala e dytë sipas OSBH do luftohet pa vaksina. Ka vetëm një mënyrë rimbursimi të trajtimit anti-Covid

Greqia mbyll Kapshticën pas skandalit me testet e Covid. 28-29

Lexoni më poshtë lajmet kryesore të ditës, të përmbledhura.

Greqia mbyll Kapshticën! Vendimi pas zbulimit të skandalit me testet e Covid

Greqia mbyll nga nesër, 20 nëntor, pikën kufitare të Kapshticës, pas zbulimit të skandalit me organizatën që falsifikonte rezultatet e testeve të Covid. Organet greke të sigurisë u vunë në alarm, pas informacioneve të shërbimeve greke të sigurisë, se në zonën e Korçës ekzistojnë laboratorë të cilat falsifikojnë përgjigjet e testeve negative të COVID-19 PCR , që shërbejnë së bashku me formën PFL, për të hyrë në territorin grek. (Lexo këtu)

Në lidhje me vendimin, ka reaguar Ministria e Jashtme shqiptare ku bën sqarimet se qytetarët që do të hyjnë në Greqi nga Kakavija, duhet të zbatojnë disa rregulla. (Lexo këtu)

Greqia mbyll Kapshticën pas skandalit me testet e Covid. 28-29

Vala e dytë e Covid do të luftohet pa vaksina! Paralajmërimi i OBSH-së

Vala e dytë e Covid do të luftohet pa vaksina, pasi ajo mund të mos mbërrijë në kohë për disa vende. Kështu u shpreh shefi i urgjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Michael Ryan, i cili sqaroi se disa shtete duhet që të vazhdojnë që të marrin masa për të përballuar Covid me trajtimet aktuale. (Lexo këtu)

Ndërsa Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino thotë se edhe kur të vijë vaksina anti koronavirusit, qytetarët duhet të vijojnë të zbatojnë masat. (Lexo këtu)

Greqia mbyll Kapshticën pas skandalit me testet e Covid. 28-29

Ka vetëm një mënyrë për të përfituar me rimbursim recetën e mjekimit anti-Covid

Ministrja e Shëndetetësisë Ogerta Manastirliu sqaron se mënyra se si të rumbursohesh është një: Nga mjeku i familjes. Pra pacienti duhet të ndiqet nga mjeku i familjes i cili sipas protokollit jep ilaçet apo mënyrat e trajtimit të Covid. Për personat që nuk e kanë kontaktin e mjekut të familjes, duhet të kontaktojnë në linjën e gjelbër: ?0800 40 40 për ta mësuar. (Lexo këtu)

Greqia mbyll Kapshticën pas skandalit me testet e Covid. 28-29

Behgjet Pacolli letër kryeministrit Rama: Të nisim betejën diplomatike për të kundërshtuar raportin e Dick Marty-n dhe të hetojmë krimet e luftës së Serbisë

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të kundërshtojë në mënyrë diplomatike raportin e Dick Marty-n, ku akuzohen disa nga ish-liderët e UÇK-së për krime lufte, si dhe që të dyja shtetet Shqipëri dhe Kosovë të udhëheqin një fushatë informuese dhe diplomatike rreth mosndëshkueshmërisë së thellë të krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë. (Lexo këtu)

Greqia mbyll Kapshticën pas skandalit me testet e Covid. 28-29

A do festohet 28-29 Nëntori? Përgjigjen sapo e dha ministrja Manastirliu

Ministrja Ogerta Manastirliu la të kuptohej se nuk do të ketë ndalime të festimeve, por secili duhet ta bëjë vetë zgjedhjen për të qëndruar jashtë dyndjeve nëpër lokale. (Lexo këtu)

Greqia mbyll Kapshticën pas skandalit me testet e Covid. 28-29

Maqedonia e Veriut pritet të shpallë gjendjen e krizës nga Covid, por çfarë do të thotë ky vendim?

Maqedonia e Veriut po raporton shifra të larta të infektuarish dhe në përballje më këtë valë të dytë pandemie, Këshilli i Sigurisë i ka rekomanduar qeverisë shpalljen e gjendjes së krizës për një muaj. Në konferencë për shtyp, presidenti Pendarovski tha se kjo bëhet me qëllim që ushtria të dalë në mbështetje të policisë në luftën kundër pandemisë dhe monitorimit të zbatimit të masave anti-Covid. Ai sqaroi se shpallja e gjendjes së krizës nuk është gjendje e jashtëzakonshme apo një orë policore. (Lexo këtu)

Greqia mbyll Kapshticën pas skandalit me testet e Covid. 28-29

Këto janë dy qytetet më të shtrenjta në botë! Si kanë ndryshuar çmimet dhe çfarë parashikohet në 2021-shin

Dy qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar ndodhen në Europë: Zyrihu dhe Parisi. Ato janë shpallur qytetet më të kushtueshme në botë pasi pandemia COVID-19 ka ndikuar në çmimet e artikujve të përditshëm.(Lexo këtu)

Greqia mbyll Kapshticën pas skandalit me testet e Covid. 28-29

Oprah dhe Obama sjellin intervistën e parë që kur e sheh duket se janë në një dhomë të dy, por jo. Tekonologjia sapo bëri një hap të ri

Oprah ishte në shtëpinë e saj në Santa Barbara, kurse Barack Obama në Washington D.C. Të dy bashkë zhvilluan një intervistë në distancë, por jo nga ato në Skype apo Zoom. Falë teknologjisë së avancuar dukej sikur ishin në të njëjtën dhomë. Ndërkohë që të dy ndodheshin në vende të ndryshme. (Lexo këtu)

Greqia mbyll Kapshticën pas skandalit me testet e Covid. 28-29

Çfarë parashikon Astrologjia për vitin 2021? Tre arsye pse nuk do jetë si ky që po jetojmë

2020 ka qenë një nga vitet më të vështira për të gjithë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Jeta jonë ka ndryshuar rrënjësisht por ka një lajm të mirë: 2021 është një vit tepër optimist! Sipas parashikimeve strologjike një kapitull i ri po hapet dhe ka mundësi të jetë ndryshimi që mezi presim dhe ti rikthehemi jetës që kishim…. së bashku! (Lexo këtu)

Greqia mbyll Kapshticën pas skandalit me testet e Covid. 28-29