Aktualitet

Greqia i dhuron Shqipërisë 20 mijë vaksina AstraZeneca, sa qytetarë janë vaksinuar deri tani?

Greqia i dhuron Shqipërisë 20 mijë vaksina AstraZeneca, sa

Kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, të dhuruara nga qeveria greke për Shqipërinë. Vaksinat u pritën në aeroport nga nga zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini dhe ambasadorja e Greqisë Sofia Philippidou.

Greqia i dhuron Shqipërisë 20 mijë vaksina AstraZeneca, sa

Greqia i dhuron Shqipërisë 20 mijë vaksina AstraZeneca, sa

Duke i shprehur mirënjohjen Greqisë për mbështejten, Tomini shpreh angazhimin për të vijuar pa u ndalur me planin e vaksinimit për mbrojtjen e jetës së çdo qytetari.

Ndërsa ministrja Manastirlii ka publikuar statusin ku shkruan:

20,000 doza të vaksinës AstraZeneca kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, falë ndihmës së Greqisë për Shqipërinë
#Mirënjohje qeverisë së Republikës së Greqisë për mbështetjen. Solidariteti na bën më të fortë
Do të #vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari
#ShqipëriaBuzëqesh

Greqia i dhuron Shqipërisë 20 mijë vaksina AstraZeneca, sa

Sa vaksina kanë mbërritur në Shqipëri?

Deri më tani kanë mbërritur në vendin tonë 956,250 doza të vaksinës antiCOVID.

Sa vaksinime janë kryer në total?

Në total janë kryer 836,430 doza, prej tyre 332,173 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ndaj COVID19.

*Tiranapost.al.