Aktualitet

Grabitja e Rinasit/ Arrestohen në një banesë me qira dy vëllezërit Çala

Grabitja e Rinasit/ Arrestohen në një banesë me qira dy

Rreth një vit pas ngjarjes në Rinas, policia arrestoi vëllezërit Klement dhe Eldi Çala që kërkoheshin për grabitjen e 4.6 milionë eurove.

Dy të arrestuarit sipas ministrit Lleshaj janë protagonistët kryesorë të grabitjes së 9 prillit 2019, ku mbeti i vdekur gjatë përplasjes me policinë Admir Murataj. Në operacionin për arrestimin e tyre u përfshinë 300 forca policore në tre qyteti Durrës, Tiranë dhe Elbasan teksa njoftohet se janë sekuestruar armë, automjete dhe para. Ata u arrestuan në një banesë me qira në Qerret.

Grabitja e Rinasit/ Arrestohen në një banesë me qira dy

Lidhur me këtë lajm reagoi edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili shkruan se është vetëm çështje kohe përballja me ligjin dhe drejtësinë:

Grabitja e Rinasit/ Arrestohen në një banesë me qira dy

Një vit më parë një grup personash arritën që të marrin sasinë e parave të transportuara me blinda nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri jashtë shtetit nëpërmjet Rinasit.

Pas hetimeve të shumta policia vendosi në pranga kosovarin Ragio Hajdinin, Elton Piklin, Renaldo Sulajn, Oltion Veselin, Saimir Çelën, Alkond Bengasin dhe Hasan Kanaçin.

Më pas hetimet u shtrinë në Elbasan aty ku u zbulua se furgoni me nënshkrimin hetimi tatimor fals ishte modifikuar në një sevis të këtij qyteti. Në kërkim u shpallën pikërisht vëllezërit Klement dhe Eldi Çala të cilët u arrestuan sot, ndërsa vijon të jetë në kërkim bashkëpunëtori i tyre, Talo Çela.